Muzeu i Luvri do të ketë një hapësirë të re për pikturën më të famshme në botë “Mona Lizën” pas restaurimit madhështor.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se po planifikonte një ridizajnim, restaurim dhe zgjerim, të Muzeut të Luvrit të cilin ai dëshiron të bëhet “epiqendra e historisë së artit në Francë dhe në të gjithë botën”.
Plani i quajtur, “New Renaissance” përfshin zhvendosjen e portretit më të famshëm në botë, Mona Lisa, në një dhomë më vete dhe krijimin e një hyrjeje të re në Muze. Afati i fundit i përfundimit të planit do jetë viti 2031.
Kjo do të lehtësojë mënyrën e vizitës në Muze duke ua bërë parizienëve dhe turistëve të huaj sa më lehtë të aksesueshëm, me plane të mëtejshme zhvillimi për çdo pjesë tjetër të muzeut.
Top Channel