KQZ miraton projektvendimin për anëtarët dhe sekretarët e KZAZ në zgjedhje, ja si do të ndahen mes partive

28/01/2025 10:57

Në mbledhjen e sotme të KQZ, u miratua projektvendimin “Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët dhe sekretarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

Kështu partitë politike që do të propozojnë anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-ve) për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025 janë si më poshtë:

a. Partia Socialiste e Shqipërisë (PSSh), si partia kryesore e shumicës parlamentare,
propozon 2 (dy) anëtarë;
b. Partia Socialdemokrate (PSD), si partia e dytë kryesore e shumicës parlamentare,
propozon 1 (një) anëtar;
c. Partia Demokratike (PDSH), si partia kryesore e opozitës parlamentare, propozon 2 (dy)
anëtarë;
d. Partia e Lirisë (PL), si partia e dytë kryesore e opozitës parlamentare, propozon 1 (një)
anëtar.

Anëtarin e 7 në KZAZ me numër çift e propozon PS. Sekretari propozohet nga PD në KZAZ me numër çift dhe në ato me numër tek propozohet nga PS, raporton për Top Channel gazetarja Elda Menga.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA