Bardhi takohet me raportuesin e PE për Shqipërinë: Kërkova vëmendje të shtuar për situatën parazgjedhore në Shqipëri

28/01/2025 15:19

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi është takuar ditën e sotme me Raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian eurodeputetin Andreas Schieder.

Bardhi i ka shprehur shqetësimet e opozitës për zgjedhjet duke risjell në vëmendje shqetësimet e ngritura edhe nga Raportet e OSBE- ODIHR.

“Sot u takova me eurodeputetin dhe Raportuesin e ri të Parlamentit Europian për Shqipërinë z. Andreas Schieder.

Duke e falënderuar për mbështetjen që Parlamenti Europian ka dhënë për rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, në emër të opozitës kërkova vëmendje të shtuar të Parlamentit Europian për situtën parazgjedhore në Shqipëri.

Shkrirja e shtetit me partinë në zgjedhje, duke cenuar lirinë e zgjedhësve, është një nga shqetësimet  kryesore të OSBE-ODIHR,  që vijon të mbetet aty dhe i pazgjidhur. Gjithashtu, përdorimi i parave të korrupsionit apo i krimit të organizuar në zgjedhje, është po ashtu një fakt evident që vijon të mbetet i pazgjidhur. Shqipëria nuk mund të ketë kurrë një të ardhme europiane nëse nuk arrinë të garantojë standardet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për një pushtet qorr në dorë të krimit dhe korrupsionit. Ata kanë nevojë për një Qeveri të pergjegjëshme që del nga vota e lirë  dhe u shërben vetëm qytetarëve, duke bërë realitet edhe ëndrrën për anëtarësim në Bashkimin Europian.”, shprehet Bardhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA