Përjashtimi nga tatimi deri në 2026 i hoteleve luksoze, Majko abstenon për draftin e Klosit: Bashkë kemi miqësi të vjetër, por…

27/01/2025 12:05

Komisioni i Ligjeve ka miratuar me shumicë votash projektligjin e propozuar nga deputeti i PS-së, Blendi Klosi për shtyrjen deri në dhjetor 2026 të afatit të përjashtimit nga tatimi mbi fitimin për hotelet luksoze më 4 dhe 5 yje.

Sipas ligjit ekzistues, të gjitha subjektet e hotelerisë, që përfitonin statusin special brenda datës 31 dhjetor 2026, përjashtohen nga tatimi mbi fitimin për 10 vitet e ardhshme.

Gjatë mbledhjes deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka deklaruar votën e tij kundër projektligjit duke pasur rezerva për draftin e paraqitur.

Debati

Majko: Me Klosin ndaj një miqësi shumë të vjetër dhe kjo është parathënie për të mos krijuar asnjë lloj keqkuptimi lidhur me rezervat që unë kam për këtë propozim. Unë u binda nga argumentet e Klosit pse duhen brandet dhe mekanizmi i brandeve si presion për rritjen e cilësisë në turizëm, por nuk kuptoj pse ky standard duhet të funksionojë si i tillë deri në dhjetor 2026. Nëse bëhet fjalë se kjo cilësi do të jetë e përhershme pse e sillni përsëri për një shtyrje 2 apo 5 vjeçare.

Sot industria jonë e turizmit bazohet në hotele me 3 yje e poshtë ku unë jam frekuentues i rregullt, shpresoj që ju të kuptoni që unë do të abstenoj për propozimin tuaj.

Klosi: Po shpjegoj pse në kërkesë të këtij standardi ne vendosim fundin e vitit 2026. Kjo është një politikë nxitëse, pra që kërkon që një biznes i munguar në Shqipëri të vihej në lëvizje. Në 2019 vetëm 3 kompani paraqitën interes për të vendosur këtë raport. Tani kanë aplikuar 11 kompani. Duke vendosur këto standarde u nxitën edhe 11 kompani të tjera që të marrin brande. Nuk është se deri në 2026 ka brande, jo. Deri në 2026 do përfitojnë këtë lehtësi, por edhe më pas do të vazhdojnë brandet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA