Erion Brace, pas largimit jo të dëshiruar nga Divjaka, do të drejtojë njësinë 5 në Tiranë.

Në mbledhjen e njësisë 5 të Partisë Socialiste, ai u prezantua nga kryeministri Edi Rama.

Fillimisht, Erion Brace ka ngulmuar për të qëndruar në Divjakë për të vijuar shumë punë të nisura, sikurse ai tha në Shqipëria Live në Top Channel javën e shkuar.

Megjithatë ai i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Ramës për t’iu bashkuar skuadrës së PS Tiranë.

Sidorela Gjoni: Ju thanë ju një pse për largimin nga Divjaka?

Erion Braçe: Nuk kam një pse, ose kam një pse që natyrisht nuk më shkon që ta marr të mirëqenë.

Pse-ja ime është shumë e thjeshtë, unë e kam shumë të vështirë t’i lë njerëzit në mes të rrugës, shumë e thjeshtë, e kam po kaq të vështirë që të fshij atë që është puna ime dhe të fillojmë një gjë nga e para.

Është më shumë se sa një karrige. Ka qenë shumë e vështirë për ta pranuar, është e vështirë për të lënë njerëzit.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta