“Mos e prish gjumin”/ Basha vijon polemikën me Ramën: Për ty kush nuk vjedh, fle! Nuk kam hallet e tua

27/01/2025 18:49

Pas lajmit të rremë për aksidentin e kreut të Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Bashës, ky i fundit dhe kryeministri Edi Rama, kanë ironizuar njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale.

Kush nuk vjedh, për Edi Ramën fle gjumë”, shkruan Basha, në përgjigje të komentit të Ramës që i thoshte “Mos e prish gjumin për kaq gjë, ty të marrin të keqen”.

E di, për ty, kush nuk vjedh, fle gjumë. Nuk kam nga ato halle, që ty ta kanë vrarë gjumin, me shokë e shoqe, që t’i zunë me mollë e dardhë, “pas shpine”, me çyrbet e kapura duke blerë vota krimi për ty, apo “mikun” tënd McGonigal, që sot është në burg, i paguar, për të sajuar poshtërsi ndaj meje”, shkruan Basha.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta