Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë leje nga SPAK për një vizitë në Gjermani.
Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha zbardhi axhendën e tij, ku zbuloi se është i ftuar për të marrë pjesë si kryetar partie në kongresin elektoral të CDU-së.
Po ashtu kryedemokrati tha se ka menduar një takim me shqiptarët, por nuk i mjaton koha, ndaj do e lej për një moment të dytë.
“Në Gjermani jam i ftuar për të marrë pjesë si kryetar partie në kongresin elektoral të CDU.
Ky kongres është njëditor ose më pak mund të jetë.
Janë të ftuar kryetarë të partive anëtare të Partisë Popullore dhe unë di të shkoj të marr pjesë.
Mendova të organizoj një takim tjetër me shqiptarë, por koha nuk më premton, kështu që unë do të shkoj njëherë tjetër për të takuar emigrantët në Gjermani…
…Kam një axhendë, do filloj në disa takime.
Do shkoj në disa takime dhe do i njoftoj takimet.”, u shpreh Berisha.
Top Channel