VIDEO/ Ku jetonin fëmijët e Enverit? Shkallët e fshehta dhe ekranet ku shihnin gjyqet e kundërshtarëve

26/01/2025 16:53

Vila ku dikur jetonte diktatori Enver Hoxha, është hapur për vizitorët, e cila do të shërbejë për aktivitete kulturore.

Historiani Erald Kapri ka treguar për Top Story se çfarë përmbante shtëpia e diktatorit, mes të tjerash edhe ambientin ku ai shihte filmat apo gjyqet e kundërshtarëve.

“Ne e dimë që prodhimet që bënte kinostudio kishin nevojë të shiheshin dhe Hoxha vetë kishte interes për t’i parë dhe ky ishte ambiente i tij i preferuar për të parë të gjitha filmat e asaj periudhe.

Nuk besoj se i ka parë të gjitha prodhimet, por kryesoret, fjala bie ‘Nëntori i dytë’. Kemi dëshmi interesante sesi familja Hoxha dëgjonte këtu dëshmitë nëpër gjyqe të kundërshtarëve politikë. Nga familja kanë dëshmuar që ka parë që ish e veja Nexhmija shihte dëshmitë e Fiqirite  Shehut, por është një luks dhe një ambient që një familje kalonte kohën për të parë filma dhe prodhime kinemaje.

Kishte libra që ishin të ndaluar për Shqipërinë dhe libra që silleshin nga jashtë. Të gjithë librat. Pjesa më e madhe ishin nga fondi i Enver Hoxhës, çdo kush që përmendej Enver Hoxha ai kishte urdhëruar ta blinin dhe për ta parë. Kishte interes të jashtëzakonshëm për ta parë. Dëshira për të pasur libra e tregon dhe fondi i tij personal i bibliotekës. Interesi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm për të kuptuar sesi perceptohej nga jashtë dhe gjithçka tjetër.

Tre fëmijët e Enver Hoxhës dhe motra kishin një shtëpi brenda shtëpisë. Edhe brenda vilës çdo familje e vogël jetonte më vete”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA