Kultivonte kanabis që nga vera e kaluar, bie në pranga 34-vjeçari në Shkodër

26/01/2025 10:34

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi kishte kultivuar 4 miniparcela me kanabis në fshatin Lotaj.

Si rezultat i një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Seksioni për Hetimin e Krimeve i Komisariatit të Policisë Shkodër kapi dhe vuri në pranga shtetasin K. U., 34 vjeç, banues në fshatin Lotaj.

Nga hetimet rezultoi se ai është autor i dyshuar i kultivimi të një sasie bimësh narkotike kanabis sativa, në 4 miniparcela, në fshatin Lotaj, gjatë muajit Korrik të 2024.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA