Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullatos/ Parlamenti grek mban një minutë heshtje, Mitsotakis: Do t’i mungojë mbarë njerëzimit
25/01/2025 11:45
Parlamenti grek mbajti një minutë heshtje në nder të Kryespeshkopit Anastas janullatos pak para fillimit të votimit të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, ndërsa kryeministri Kyriakos Mitsotakis shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e jetës të tij.
Mitsotakis deklaroi se vepra dhe prania e kryepeshkopit Anastas do t’i mungojë mbarë njerëzimit pasi përmasat e veprës së tij ishin mbarëbotërore.
Ngushëllime shprehën e liderët e gjithë partive greke.
Më herët në spitalin Venagjelizmos ishte ambasadorja shqiptare Luela Hajdarga e cila së bashku me bashkëpunëtorët e afërt të kryepeshkopit po merren me detajet e varrimit.
Top Channel