Imazhet satelitore ngrenë sërish alarmin, dyshohet se Irani ka rifilluar aktivitetet në objektet bërthamore
Prokuroria ngriti zyrtarisht akuza të dielën ndaj Presidentit të shkarkuar të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol lidhur me vendimin e tij për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në 3 dhjetor, njoftuan avokatët e tij dhe partia kryesore opozitare.
Ndaj tij u ngritën akuza për rebelim, njoftuan mediat vendase. Nëse shpallet fajtor, për akuzat e ngritura ndaj tij parashikohet burgim për jetë ose dënim me vdekje, njoftoi agjencia e lajmeve Associated Press.
Përfaqësuesit ligjor të zotit Yoon e kritikuan ngritjen e akuzës si “vendimin më të keq” që mund të merrte prokuroria, ndërsa opozita e mirëpriti vendimin. Akuzat janë të lidhura me vendimin e zotit Yoon për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, sipas së cilit kërkohej ndalim i aktiviteti parlamentar dhe politik, si dhe kontroll i medias.
Vendimi i tij i hapi udhën një periudhe të trazuar politike në Korenë e Jugut. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme u shfuqizua shpejt nga ligjvënësit, të cilët më vonë votuan për shkarkimin e tij, duke pezulluar kompetencat presidenciale.
Zoti Yoon u arrestua në 15 janar. Përmes një deklarate të lëshuar sot, avokatët e tij i kërkuan prokurorisë lirimin e menjëhershëm të Presidentit të shkarkuar. /VOA
Top Channel