Nisin dorëheqjet nga krerët e degëve të PD pas deklaratës së Berishës

24/01/2025 14:26

Pas deklaratës së Sali Berishës dhe udhëzimit të PS që të gjithë kryetarët e degëve që duan të kandidojnë në primare duhet të japin dorëheqje deri të dielën, ka ardhur edhe dorëheqja e parë nga radhët e kryetarëve të degëve.

E para që tërhiqet është kryetarja e degës së PD në Himarë, Afrovita Dhimojani.

Mesazhi i kryetares së degës së PD në Himarë:

Të dashur bashkëqytetarë Himariot/e!

Në 11 Maj votohet për ndryshimin e domosdoshëm që i nevojitet vendit, por votohet edhe për Himarën, që të ketë përfaqësuesin e saj në Parlamentin e Shqipërisë!

Si drejtuese e Degës Himarë prej tre vitesh, kam qënë përballë me pushtetin, me armën e vetme fjalën, mbrojtjen e Himarës, votën dhe besimin në zot.

Këtë nuk mund ta kisha bërë pa mbështetjen e anëtarëve të Partisë Demokratike, aleatëve dhe qytetarëve.

Partia Demokratike kandidatët e saj, do t’i përzgjedhë me procesin e Primareve, me parimin “një anëtar një votë”. Ky ka qënë angazhimi i Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr.Sali Berisha, i sanksionuar me statut.

Një angazhim që hap garën dhe meritokracinë, një angazhim që më dha besim mua dhe shumë demokratëve të zhgënjyer për t’u bërë pjesë e garave brenda strukturave.

Miqtë e mi!

Sipas udhëzimit të Partisë Demokratike, dua t’ju informoj se kam marrë vendimin të konkurroj në Primare, duke dhënë dorëheqjen nga Kryetare e Degës Himarë.

Duke qënë mirënjohëse çdo anëtari dhe simpatizanti që më besuan me votë, përseri sot po ju drejtohem si Himariote dhe kërkroj mbështetjen tuaj, për kandidaturën time për Deputet në Parlamentin e Shqipërisë.

Ka ardhur koha që Himara të përfaqësohet nga vetë Himariotët në sallën e Parlamentit. Unë besoj fortë që do jem një zë që nuk do ndalet, as do trembet, as do shantazhohet për të mbrojtur interesin Himariotëve siç e kam bërë dhe do vijoj ta bëj.

Që sot e në vijim do të kërkoj mbështetjen me votë çdo anëtari dhe simpatizanti të degës Himarë!

Gara është e vetmja rrugë të dëgjohet gjithësecili për të votëbesuar përfaqësuesin e tij.

Me besimin tek ju dhe tek vetja, ne përsëri do ia dalim.Himara e meriton të përfaqësohet nga Himariotët!

A.DH

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA