
Një studente u vra dhe një studente tjetër u plagos të mërkurën nga të shtënat në një kafene të një shkolle të mesme në Nashville.
Autori 17-vjeçar, i cili ishte gjithashtu student në shkollën e mesme të Antiokisë, më vonë qëlloi dhe vrau veten, tha zëdhënësi i policisë së Metro Nashville, Don Aaron gjatë një konference për shtyp.
Një zëdhënës i Qendrës Mjekësore të Universitetit Vanderbilt tha për stacionin televiziv News 2 se një student tjetër u dërgua në Pediatrinë Vanderbilt për trajtimin e një dëmtimi në sy që ndodhi pas të shtënave.
Shkolla ka rreth 2,000 nxënës dhe ndodhet në Antioki, një lagje rreth 16 kilometra në juglindje të qendrës së Nashville.
Zyrtarët e shkollës u kërkuan prindërve që të mos shkonin atje për të marrë fëmijët e tyre, por të shkonin në një spital aty pranë. Nxënësit po transportoheshin me autobusë teksa u liruan nga shkolla falë ndihmës së policisë.
Top Channel