“Na kishte lënë presidenti dy faqe letër të firmosur aty”, Bardhi: Begaj të vinte këtu, është sekretari i Taulant Ballës

20/01/2025 17:58

Deputetët iu rikthyen jetës parlamentare në sesionin e ri të Kuvendit.

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, teksa mori fjalën në Kuvend pati një kritikë për kreun e shtetit, presidentin Bajram Begaj.

Ju kishit detyrimin t’i uronit suksese presidentit Trump që merr detyrën sot. Është në detyrën tonë t’i urojmë suksese dhe të mos na kishit harxhuar kohë me presidentin tuaj të Republikës. Na kishte lënë dy faqe aty. Ai është sekretari jot Taulant. Na bënte thirrje ne të respektonim standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, nëse do kishte interes të vinte ta jepte këtu këtë mesazh. Ka ardhur vetëm kur e keni sjellë ju për veshi. Nëse do ishte interesuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme ka një letër nga opozita që jep fakte e prova sesi grupi diplomatik është duke u përdorur nga qeveria në ndihmë të aktiviteteve politike.

Do duhet ti kishit kërkuar ndjesë qytetarëve që në 12 vite nuk arritët kurrë të bënit një referomë. Ne si kuvend kemi dështuar të mos reflektojmë asnjë nga rekomandimet e OSBE ODIHR. Ne jemi duke parë si shteti dhe partia janë shkrirë në një. Sa për votën e diasporës, ai vendim i marrë nga Kuvendi ishte reflektim i një vendimi i gjykatës Kushtetuese që detyronte Kuvendin e Shqipërisë ta votonit të drejtën e kuvendit për të votuar. Sa për prioritetet e një kuvendi të ri europian. Ne kemi parë policinë e shtetit të dhunojë deputetët”-u shpreh Bardhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA