Basha në Washington, takohet me Sekretarin e Thesarit të Trump: Një epoke e re e artë ekonomike po fillon

20/01/2025 13:34

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ndodhet në Washington për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump.

Basha gjithashtu ka zhvilluar një takim me Scott Bessent, i përzgjedhuri i Trump për postin e Sekretarit të Thesarit.

Në postimin e tij në Facebook, Basha shkruan se gjatë takimit foli për vizionin e Demokratëve Euroatlantikë për taksa të ulëta dhe nxitjen e investimeve në sektorin e teknologjisë, duke vënë theksin te një qasje që do të çlirojë potencialin ekonomik të Shqipërisë.

“Diskutuam mbi ‘një epokë të re të artë ekonomike’ dhe shkëmbyem mendime për planet ekonomike të administratës së re amerikane, që pritet të ndikojnë pozitivisht ekonominë globale”, thekson Basha.

“Pata kënaqësinë të takohesha  me Scott Bessent, i përzgjedhuri i Presidentit Trump për postin e Sekretarit të Thesarit, për të diskutuar mbi potencialin ekonomik që mund të realizohet jo vetëm në Amerikë, por edhe në vende më të vogla si Shqipëria, në kuadër të “një epoke të re të artë ekonomike,” siç e quan ai.

E informova mbi vizionin tonë, të pasqyruar në programin qeverisës, për taksa të ulëta dhe për nxitjen e investimeve në sektorin e teknologjisë – një qasje që do të çlirojë potencialin ekonomik të vendit tonë.

Gjithashtu, shkëmbyem mendime mbi planet e administratës së re amerikane në fushën ekonomike, të cilat pritet të kenë një ndikim jo vetëm në SHBA, por edhe në ekonominë globale.”, shkruan Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA