Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani e përfundoi vizitën nw Ukrainw me inagurimin e ambasadës së Republikës së Shqipërisë, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha.

Ambasada, e hapur në fund të vitit 2024, pësoi dëme materiale pak javë më parë si pasojë e sulmeve ruse.

Ministri Hasani dhe homologu i tij, Sybiha theksuan gjatë ceremonisë se kjo ambasadë është jo vetëm një urë për bashkëpunimin afatgjatë midis dy vendeve, por edhe si një dëshmi për qëndrueshmërinë dhe angazhimin e përbashkët për një të ardhme në paqe e progres dhe të një Europe të bashkuar, të fortë dhe të begatë.

Gjatë qëndrimit në Kiev ai u takua me Presidentin Volodymyr Zelensky, Kryetarin e Parlamentit Ruslan Stefanchuk, Kryeministrin Denys Shmyhal, zv/kryeministren Olga Stefanishyna dhe Ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA