Solli shqiponjën e famshme në Shqipëri dhe dhuroi spektakël në “Qemal Stafa”, arsyeja e çuditshme pse Lazio shkarkoi legjendën e klubit

14/01/2025 13:38

Trajnuesi i shqiponjës simbolike të Lazios, Juan Bernabe është shkarkuar nga klubi italian, kjo pasi publikoi foto dhe video të implantit të penisit.

56-vjeçari iu nënshtrua trajtimit mjekësor për një implant penisi dhe ua zbuloi rezultatet ndjekësve në rrjetet sociale, duke shkaktuar bujë në hierarkinë e Lazios.

Spanjolli kishte qenë me gjigantët italianë që nga viti 2010, duke dërguar një shqiponjë që fluturonte rreth Stadio Olimpico në ditët e ndeshjeve.

Në një deklaratë zyrtare thuhej: “Lazio, i tronditur kur pa fotot dhe imazhet e Juan Bernabes, njofton se i dha fund, me efekt të menjëhershëm, të gjitha marrëdhënieve me këtë individ, duke pasur parasysh seriozitetin e sjelljes së tij. Klubi është i vetëdijshëm për dhimbjen e përbashkët të të gjithëve, që humbja e shqiponjës në ndeshjet e ardhshme në shtëpi do t’u shkaktojë tifozëve”.

Kjo është hera e dytë që Bernabe shkarkohet nga klubi, pasi më parë në vitin 2021, ai këndoi një këngë pro Musolinit.

Bernabe më parë ka ardhur dhe në Shqipëri, në takimin Shqipëri-Zvicër, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2014, kur përpara sfidës dha një shoë me shqiponjë rreth stadimit “Qemal Stafa”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA