Vrasja tragjike e Martin Canit, Luiz Ejlli i dedikon këngën prekëse: Në qiellin e trishtuar, drita u shua! Ëndrra…

11/01/2025 23:19

Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, i ka dedikuar një këngë Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës.

Gjatë klipit janë shfaqur fotot ndër vite të Martinit, përfshirë edhe momentet nga ndeshjet e futbollit, ëndrrën që iu pre në mes.

“Në qiellin e trishtuar, drita u shua… Në rrugët e jetës, ëndrra u pre, në heshtje kujtimi yt do të mbetet përjetë…”, janë disa nga fjalët të dedikuara vogëlushit.

Ndër të tjera, në përshkrimin në YouTube është shkruar një mesazh për të gjithë:

“Kjo këngë prekëse nga Luiz Ejlli është një homazh i sinqertë për Martin Canin, një djalosh plot pozitivitet dhe pasion, që u nda nga jeta në moshën 14-vjeçare. Martin ishte një fëmijë i dashur dhe plot energji, me një ëndërr të madhe për t’u bërë futbollist. Dashuria e tij për sportin dhe buzëqeshja e tij shpërndanin gëzim tek të gjithë ata që e njihnin!

Tragjedia e 18 nëntorit 2024 që i mori jetën Martinit ka tronditur të gjithë shoqërinë shqiptare, duke nxitur protesta dhe thirrje për më shumë siguri në shkolla dhe përmirësim të edukimit të të rinjve.

Përmes kësaj kënge të kompozuar nga Klodian Qafoku, Luiz Ejlli përcjell një mesazh të fortë dashurie dhe reflektimi për të gjithë ne. Le ta kujtojmë Martin Canin për ëndrrat e tij, për pasionin e tij për futbollin dhe për shpirtin e tij të pastër!

“🕊️ U prehsh në paqe, Martin. Kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona!” Angel & Florina Cani – Janar 2025”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA