“I forti i Shkodrës”, banesa e të cilit u kontrollua nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka depozituar një kallëzim, ku kërkon të hetohen dhe arrestohen personat që i kanë keqpërdorur emrin për qëllime kriminale.

Po më cenohet reputacioni”, është shprehur Bajri.

Top Channel mëson se kallëzimi është dorëzuar në SPAK nga avokati i tij, Sokol Tahiraj.

Safet Bajri ishte një ndër personat që u shoqërua në polici, pas atentatit me tre viktima në Shkodër. Vetë ai, ka deklaruar në polici se nuk ka dijeni në lidhje me ngjarjen, ndonëse dyshimet e para nga atentati janë përplasjet mes dy grupeve në Shkodër, Bajrat dhe Licët. Pasi është pyetur, Bajri është lënë i lirë. Të vdekur nga atentati mafioz mbetën Hamza Lici, Arlind Bushati dhe aksidentalisht Flutura Basha, ndërsa po lufton për jetën bashkëshorti i saj Bashkim Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA