Një debat i ashpër ka nisur këto ditë në shtëpinë e Big Brother VIP, mes Arsidës dhe G Banit.
Ky debat ka lindur për shkak të një komenti të Arsidës për Valbonën, për sa i përket raportit të saj me G Banin dhe Laertin, duke e quajtur G Banin tutor.
Në Prime, ky debat u përcoll kështu:
Valbona: Më vjen shumë rëndë që gjendem në këtë video nga këto fjalë të përdorura nga Arsida. Kam reaguar shumë pak nga çka do reagonte një femër kur ofendohet aq rëndë. Unë thjesht e kam respektuar Arsidën, madje kam ndarë krevatin me të. Kur jam ndjerë e ofenduar dhe kur më bënë këto lojërat e fjalës, i jam kthyer duke thënë se jam një vajzë beqare, e pa martuar, e pa divorcuar. Jam një vajzë që mund të bëjë zgjedhjet e mija dhe askush nuk do të lëndohej jashtë nëse do të kisha një lidhje këtu brenda. Nga ana tjetër, Arsida sulmonte dhe përdorte kartën e viktimizimit. Në debat e sipër me G Banin, e pamë në video që i tha a je tutori i Valbonës. Unë nuk e kam dëgjuar kurrë shpjegimin e Arsidës për fjalën tutor. Unë e pyeta se ku kam fjetur unë dhe ajo më tha që e di vetë.
Arsida: Dua t’i them të gjitha vajzave si puna ime që janë ndarë nga partneri, mos ta ulin kokën përpara asgjëje, sepse nuk të bën as imorale dhe as rrugaçe. vjet ka qenë Heidi me këtë lojë dhe ne e kemi duartrokitur dhe na kënaqi. Unë këtu kam qëndruar, që ose të bëjë lojën e vetë ose të mos shtrëngohet pas pantallonave të një burri. Unë e pyeta a je tutor apo je avokat. Nuk mbaj përgjegjësi për fjalorin e rrugës.
Valbona: Duhet të jesh shumë e kujdesshme me ato që nxjerr nga goja. Unë nuk jam minorene. Mamaja ime nuk është tutorja ime.
Arsida: Atëhere përse një mashkull përgjigjet për ty? Mos u bë me zor viktimë. Jam munduar dy ditë të flas me ty dhe s’më je përgjigjur.
Më pas debati agravoi duke përfshirë G Banin, i cili “sulmoi” herë as here Arsidën me fjalën: “rrugaçe”.
G Bani: Rrugaçe! Rrugaçe! Rrugaçe!
Arsida: Kështu thuaji atyre që ke në shtëpi, jo mua.
G Bani: Rrugaçe! Rrugaçe! Rrugaçe! Rrugaçe!
Arsida: Ti tregon personalitetin tënd. Të të vijë turp!
Top Channel