Ish kryeministri i Greqisë, Kostas Simitis ka humbur jetën në spitalin e Korinthit.
Burime lokale thanë se ish kryeministri ndodhej në banesën e tij në Ajius Theodhorus kur u ndje keq. Menjëherë u dërgua në spital por nuk mundi të shpëtojë.
Kostast Simitis ishte 88 vjeç.
Ai drejtoi Greqinë nga 1996 -2004 kur pasoi Andreas Papandreu në krye të vendit.
Simitis u bë i njohur për planin e tij reformator në ekonominë greke. Ai hapi siparin e projekteve madhore infrastrukturore të vendit dhe e futi Greqinë në zonën euro çka i mundësoi vendit të kalojë një periudhë stabile ekonomike në një periudhën ndryshimesh të mëdha gjeopolitike .
Simitis ishte kryeministri që lancoi nga Selaniku në vitin 2000 edhe dogmën e integrimit të Ballkanit në BE, duke e kthyer Greqinë për shumë vite në mbështetësin kryesor të këtyre vendeve drejtë unionit.
Top Channel