Laerti i është bashkuar diskutimit që Valbona dhe Jozi po bënin në verandën e shtëpisë së “Big Brother VIP”, teksa në një moment ka zbuluar arsyen e futjes në program.

Ai u shpreh se do të realizojë një premtim që i ka dhënë nënës së tij, për të shpëtuar banesën.

Ndër të tjera ai ka përsëritur sërish se nuk ka hyrë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri për të krijuar romancë.

“Mua nuk më ka dhënë njeri të kem kultin e drejtësisë. Këtu në shtëpinë e vëllait të madh nuk mund të kesh të dashur, pasi të kesh të dashur duhet të kesh marrëdhënie fizike. Nëse këtu ke marrëdhënie fizike fluturon jashtë, unë nuk kam ardhur këtu për të fluturuar jashtë.

Këtu kam ardhur për të përmbushur premtimin që i kam bërë mamasë sime, të bëjë të pamundurën të shpëtoj shtëpinë që po na e merr banka. Ky është qëllimi im madhor”, është shprehur Laerti.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA