Dita e parë vitit 2025, besimtarë të shumtë i drejtohen Kishës së Shën Antonit në Laç
01/01/2025 18:25
Në ditën e parë të vitit, kisha e Laçit është bërë destinacion për shumë besimtarë që kërkojnë të nisin vitin e ri me lutje dhe shpresë.
Që nga orët e para të mëngjesit, qindra qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë janë drejtuar drejt këtij vendi të shenjtë për të bërë lutjet e tyre të para për vitin 2025.
Ky vit ka një rëndësi të veçantë, pasi është shpallur vit jubilar për kishën, duke e bërë vizitën edhe më domethënëse për besimtarët.
Atmosfera është përshkuar nga një ndjenjë paqeje dhe shprese, ndërsa njerëzit luten për shëndet, begati dhe mbarësi për veten dhe familjet e tyre.
Top Channel