Të shtënat me armë zjarri në Durrës/ Në pranga dy persona, shpallet në kërkim kushëriri, zbardhet dinamika

26/12/2024 10:11

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pas konfliktit të ndodhur një ditë më parë në një local në Durrës.

Vihet në pranga 29-vjeçari që gjatë konfliktit, qëlloi me armë gjahu në ajër, me qëllim kanosjen. Ai u kap dhe u shoqërua nga Policia, menjëherë pas rastit.

Sekuestrohet arma e gjahut, e cila posedohej pa leje.

Vihet në pranga edhe një 26-vjeçar dhe shpallet në kërkim kushëriri i tij, sepse gjatë konfliktit, goditën me sende të forta 29-vjeçarin.

Sipas policisë, u arrestua në flagrancë shtetasi K. D., 29 vjeç dhe P. P., 26 vjeç, të dy banues në Durrës. Gjithashtu, u shpall në kërkim kushëriri i shtetasit P. P., shtetasi D. P., 35 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi P. P. dhe D. P., dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, 29-vjeçarin, në lokalin që administronte shtetasi P. P.. Më pas dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, shtetasi K. D. ka shkuar në banesën e tij, ku mbante pa leje, një armë gjahu, me të cilën ka qëlluar në ajër, me qëllim kanosjen e 2 shtetasve.

Punohet për kapjen dhe ndalimin e shtetasit D. P., ndërsa mterialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA