Rama ngushëllon familjet e viktimave të avionit azerbajxhanas: Uroj që paqja të mbijetojë në atë rajon

25/12/2024 18:52

Kryeministri Edi Rama shprehu ngushëllimet për viktimat e avionit nga Azerbajxhani të rrëzuar në Kazakistan.

“Në emër të Shqipërisë, bashkohem me miqtë tanë të pikëlluar për të shprehur ngushëllimet e mia për vendet tona vëllazërore, Azerbajxhanin dhe Kazakistanin, dhe urimet e mia të përzemërta që paqja të mbizotërojë në të gjithë rajonin e tyre”, shkruan Rama.

Një avion pasagjerësh i Azerbaijani Airlines, i nisur nga Bakuja për në Grozni të Rusisë, u rrëzua në perëndim të Kazakistanit.

37 janë të vdekurit nga aksidenti i ndodhur teksa avioni ishte në zbritje. 30 persona, sipas mediave vendase i mbijetuan përplasjes që ndodhi në kohën kur mjeti ishte në fazë zbritjeje. Mes të mbijetuarve janë edhe dy fëmijë.

Azerbaijan Airlines, kompania kryesore ajrore e vendit, njoftoi se avioni i llojit Embraer 190, ka bërë “një ulje emergjence” rreth 3 kilometra larg nga Aktau, që është një qendër e gazit dhe naftës në Detin Kaspik. Disa raporte në shtypin vendas pretendojnë se avioni ndryshoi kursin për shkak të mjegullës në Grozni.

Ndërsa sipas Sputnik Azerbajxhan, avioni mund të jetë rrëzuar për shkak të përplasjes me një tufë zogjsh. Në bordin e tij ndodheshin 62 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit.

Autoritetet njoftuan se ekipet e shpëtimit dolën me urgjencë në vendngjarje dhe nisën menjëherë punën për të shuar flakët që pushtuan avionin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA