Kreu i PD, Sali Berisha uron Krishtlindjet nga katedralja e Shën Palit.
Ai uroi të gjithë besimtarët e krishterë që magjia e kësaj dite të shndërrohet në frymëzim, forcë dhe mirësi.
Berisha: Uroj që magjia e kësaj dite të shndërrohet në frymëzim, forcë dhe mirësi për të gjithë besimtarët e Zotit Uroj të gjithë besimtarët katolikë, por edhe të gjithë besimtarët e Zotit se kjo është një ditë e shenjtë për çdo besimtar.
Dita në të cilën lindi hyji, burri që me jetën dhe mendimet e tij bëri më shumë se kushdo tjetër për moralin e qytetërimit perëndimor. Aleanca e shqiptarëve me Vatikanin është aleanca më e hershme, më jetëgjatë në historinë e kombit shqiptar. Pata një bisedë shumë të përzemërt, të hapur dhe njëherë uroj që magjia e kësaj dite të shndërrohet në frymëzim, në forcë dhe mirësi për të gjithë besimtarët e Zotit.
Top Channel