19/12 15:52
Edhe kjo seancë plenare është shoqëruar nga tensione edhe këtë të enjte.
Fillimisht debati u zhvillua mes kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetit socialist Toni Gogu për projektligjin e gjobave.
Më pas sherri u zhvendos mes deputetit Agron Shehaj, i cili kërkoi caktimin e një date interpelance me ministren e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Ai u përjashtua nga seanca plenare, pasi bllokoi foltoren, por nuk pranoi të dilte jashtë dhe hapi live rrjetin social TikTok.
Nga ana tjetër, ajo që ra në sy ishte mungesa e Flamur Nokës, ndërsa Berisha shfaqej i shoqëruar nga Bardhi dhe Gjekmarkaj.
Top Channel