Atentati në Vlorë/ Kontrolle në disa banesa, mbi Kevin Hajrullën u qëllua me breshëri kallashnikovi, dyshohet për dy autorë
19/12/2024 07:18
Policia e Vorës ka ngritur pika kontrolli në disa zona të qytetit, në hyrje dalje, pas atentatin e ndodhur një natë më parë.
Ndërkohë kontrolle janë duke u ushtruar në disa banesa të ndryshme në qytetin e Vlorës.
Sipas burimeve nga policia në drejtim të automjetit tip Mercedes ku ndodhej 30 vjeçari Kevin Hajrulla janë qëlluar më shumë se 30 plumba.
Dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë shtënë në drejtim të 30 vjeçarit, i cili po lufton me jetën në spitalin e Vlorës.
Top Channel