Aktori i famshëm i aksionit nuk njihet prej teknikës së maskave kinematografike (fotot)

19/12/2024 17:58

Një aktor kryesor i serialeve të aksionit duket sikur është plakur disa dekada në fotot gjatë xhirimeve, të cilat i shpërndante në rrjetet sociale.

Aktori 42 vjeçar britanik njihet për ndryshime të fytyrës dhe roleve, teksa shihet duke punuar me orë tëra me maska fytyre në dhomën e makijazhit.

Në imazh është në fakt aktori i Hollywood, Eddie Redmayne, që njihet për flokët e tij biondë, që në këtë rast i ka zëvendësuar me një maskë pa flokë, teksa grupi i efekteve speciale punon për ta bërë të duket sa më i moshuar duke i shtuar dhe rrudha.

Në foto të tjera shihet Eddie në sheshxhirimin e filmit ‘Money Heist’ me aktoren Ursula Corbero.

Në të tjera foto nga seti i makijazhit Eddie, maskohet sërish si një burrë i vjetër me ndihmën e një parukeje të bardhë, me syze dhe pallto të thurur.

Përveç teknikave të maskimit, aktori ka korrur sukses me aftësitë e tij në SHBA dhe Australi me serilain e aksionit ‘Day Of The Jackal’ që është regjistruar mes 5 filmave më të shkarkuar në rrjet, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
3/5
Në foto të tjera shihet Eddie në sheshxhirimin e filmit ‘Money Heist’ me aktoren Ursula Corbero.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA