Deputeti i pavarur, Agron Shehaj është përjashtuar nga seanca plenare e kësaj të enjteje, pasi bllokoi foltoren.
Edhe pas paralajmërimeve të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, ai nuk zgjodhi të shkonte në vendin e tij.
Spiropali nuk i kurseu ironitë, ndërsa u shpreh se janë më mirë origjinalët kur bëhet fjalë për bllokim foltoreje, duke iu referuar deputetëve të Partisë Demokratike.
Spiropali: Do të përjashtoj nga seanca, do të heq të drejtën e fjalës, je i regjistruar ke 10 minuta, do të përjashtoj nga seanca. S’mund të mbajë peng një Kuvend të tërë. E di që ju si parti e re doni t’i nxirrni jashtë loje këta të vjetrit, po qe për bllokim foltore jua kalojnë ata se kanë më shumë eksperiencë se ju. Për të qenë kopje të tjerëve, janë më mirë origjinalët. jeni i përjashtuar zoti Shehaj.
Top Channel