Nina Guga lirohet nga detyra si zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit.

Ajo do të zëvendësohet nga Orjana Osmani, e cila me vendim të qeverisë u emërua sot zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Znj. Orjana Osmani emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Znj. Nina Guga, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA