Tableta ekstazi dhe pajisje për kultivim kanabisi/ Bien në pranga 4 gazetarë, mes tyre edhe djali i Naim Nokës, pronarit të portalit “Publik.al”

17/12/2024 12:40

Një grup prej katër gazetarësh kanë rënë në prangat e policisë për shpërndarje ekstazie.

Sipas informacioneve, ata janë Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra.

Ergis Noka është djali Naim Nokës, pronarit të portalit “Publik.al”.

Gjithashtu gjatë kontrollit të dyqanit të Ergis Nokës në rrugën “Pjetër Bogdani”, u gjetën dhe u sekuestruan disa pajisje elektrike të cilat dyshohet se përdoren për kultivimin e kanabisit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Drug party”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit E. N., 18 vjeç, D. V., 18 vjeç, K. P., 19 vjeç, dhe M. Ç., 24 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar në rrugën “Pjetër Bogdani”, shtetasit e larpërmendur dhe gjatë kontrollit fizik të tyre, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 300 tableta të dyshuara narkotike e llojit ekstazi (MDMA). Gjithashtu gjatë kontrollit të dyqanit të shtetasit E. N., në rrugën “Pjetër Bogdani”, u gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale, disa pajisje elektrike të cilat dyshohet se përdoren për kultivimin të lëndës narkotike kanabis.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA