Apeli i Posaçëm vendosi që të pranojë pjesërisht kërkesën e deputetes Monika Kryemadhi për rikthimin e dy vilave të sekuestruara.
Gjykata vendosi që t’i rikthejë banesën vetëm mamasë së saj, Fatime Kryemadhit, ndërsa deputetes jo.
Kryemadhi: Prokurori e pranoi që banesat ku unë banoj janë përfituar në mënyrë të ligjshme, gjyqtarja për mamanë time që cila akuzohej se kishte marrë një kredi në 2010 ia liroi banesën e saj, ndërsa për mua vazhdon të jetë nën sekuestro, do e apeloj, unë jam bashkëpunëtore në inceneratorin e Tiranës, është hakmarrje, unë dhe mamaja, unë e kam marrë me shkëmbim apartamentin tim, një shtëpi në bllok është marrë me kredi.
Vetëm lexoi vendim të shkurtuar, prokurorët ngritën arsyet e bashkëpunimit të mamasë sime me Ilir Metën për korrupsion, që nga video e Dritan Priftit, ka bashkëpunuar për të blerë banesën, do bëj rekurs në gjykatë të lartë. Unë kam jetuar gjithmonë me nënën time, kur kam ngelur shtatzënë me vajzën, ishim si dy të rinj që çfarë fluturon hahet. Më pas m’u sëmur babai. Kemi jetuar bashkë që nga ‘98-a.
Top Channel