Dy persona u arrestuan në Vlorë, si autorët e dyshuar të gjashtë vjedhjeve në qytet.
26-vjeçari me iniciale J.S., banues në Orikum dhe 38-vjeçari me iniciale G.G., banues në Dukat dyshohet se një ditë më parë kanë vjedhur një shumë prej 700 euro dhe 25,000 lekë në banesën e një gruaje si dhe një rulot në pronësi të një tjetër shtetasi.
Kamperi u gjet në shtëpinë e 38-vjeçarit dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Sipas policisë, nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas dyshohen si autorë të 4 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë 3 muajve te fundit, vjedhje të disa koshereve të bletëve në Radhimë dhe Llogara dhe vjedhje të disa bagëtive në Radhimë dhe Orikum.
Top Channel