Nëse kërkon të njohësh traditën dhe ushqimet me plot shije duhet të ndalosh në Has, sepse këtu rrethohesh nga njerëz që duan zakonet dhe respektojnë miqtë.
Grupi i xhirimi i emisionit Bagëti e Bujqësi me gazetaren Rudina Muça, kaloi natën pranë familjes së Selman Mulajt, i cili na tregoi se për çdo mëngjes meraku më i madh i fermerëve janë gjëja e gjallë, pra blegtoria, sepse prej saj ata marin të mirat në çdo ditë të vitit. Por kujdesu më i madh i Selmani janë bletët se më to arrin të sigurojë të ardhurat vjetore që kërkon familja.
Fermer, Selman Mulaj: Mirë se erdhët në shtëpinë time. Si fillim do të pimë kafen e mëngjesit e më pas do të fillojmë me punët e fshatit.
Gazetarja Rudina Muça: Si fillim në fshat duhet të kujdesemi për drutë që të ndezim zjarrin.
Fermer, Selman Mulaj: Meraku më i madh i jonë janë kafshët, unë kam katër lopë e tre viça, por sigurisht dhe bletët edhe pse tani në dimër ato nuk kanë nevojë për përkujdesje. Prej tyre arrij të mbaj familjen
Tradita në këtë fshat të shoqëron edhe tek gardhet rrethuese.
Fermer, Selman Mulaj: Këto gardhe janë punuar me dru frashëri dhe dëllinje, janë punuar 15 vite më parë nga vëllai im ai është mjeshtër. Nuk kalben kurrë ne e kemi traditë të thurim gardhin me duar.
Në Has rritet dhe dhie e rrallë që njihet në mbarë botën me emrin Dhia e Hasit. Kjo është e rrallë për nga pamja që ka ngjyrë të kuqe dhe me brirë të mëdha. Një tjetër tipar që e bën dhinë e Hasit të veçantë është se ajo arrin ta gjejë ushqimin edhe në ditët me bore.
Top Channel