Sirianët të ngazëllyer, mijëra qytetarë në rrugët e vendit festojnë rënien e regjimit të Assad

13/12/2024 21:01

Mijëra njerëz janë mbledhur ditën e sotme në Siri për të festuar rënien e regjimit të diktatorit, Bashar al-Assad.

Ata u mblodhën pas lutjeve të së premtes në qendër të kryeqytetit, Damask si dhe në Homs, Aleppo dhe Hama, qytetet e para që u morën nga rebelët sirianë.

Festime pati edhe në Suwayda në jug të Sirisë dhe në Idlib në veri, nga ku edhe nisi lëvizja për të rrëzuar Assadin në fund të nëntorit.

“Dëshiroj të përgëzoj popullin e madh sirian për fitoren e këtij revolucionit të bekuar. I bëj thirrje që të dalin në sheshe dhe të shprehin gëzimin e tyre për këtë arritje, por pa gjuajtur plumba dhe pa shkaktuar frikë te njerëzit. Më pas, le të kthejmë vëmendjen drejt rindërtimit të këtij vendi. Siç kemi thënë që në fillim: Fitimtar me ndihmën e Zotit” tha udhëheqësi i forcave rebele, Mohammad al Jolani, në një video-deklaratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA