Venecia për Xhaçkën, Shehi në Top Story: Tha se s’keni pasur nevojë për opinionin e Komisionit, duhej të ishte mbyllur më përpara

12/12/2024 21:55

Deputeti Dashamir Shehi ishte pjesë e panelit të emisionit Top Story në Top Channel këtë të enjte.

Ai theksoi se opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e deputetes Olta Xhaçka mund të jetë keqinterpretuar.

Shehi: Është pjesë e një atmosfere të përgjithshme, parlamenti ka marrë një farë vlerësimi, hy, dil, nuk ka një politikë lineare. Megjithatë kjo që ka ndodh sot nuk është ndonjë hata e madhe është në fakt një abuzo e maxorancës, dy tre gjëra që ishin kryesore, duke dominu kjo lloj klime ato bien në vend të dytë edhe shqiptarët s’kuptojnë gjë.

Mendoj që opozita ka të drejtë, është debat që ka nis herët për zonjën Xhaçka. Sot jemi marrë me interpretimin e zonjës Xhaçka. Brenda saj sa pretendoj unë se marr vesh nga Kushtetuta, ata shumë mirë e kishin thënë, unë gjykoj se solli një përgjigje që në një farë mënyre i thotë që ju nuk keni pasur nevojë për Venecian.

Kjo çështje duhej të ishte mbyll më përpara. Venecia ka thënë që parlamenti prevoalon vota e parlamentit dhe s’keni pas nevojë për ta sjellë këtu, ky është i gjithë debati, por me këtë debat mund të vijohet dhe me dy vite të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA