“Si futet thika në shkollë?”, debat i fortë mes Gogut dhe Sulos: Ulesh këtu këmbë përmbi këmbë dhe thua e ka fajin drejtori

12/12/2024 22:20

Deputeti socialist Toni Gogu është përfshirë në një debat të ashpër me analistin Arjon Sulo në emisionin Top Story në Top Channel.

Analisti u shpreh se situata në shkolla duhet të zgjidhet jo duke mbyllur TikTok-un por përmes drejtuesve, deklaratë e cila u kundërshtua nga deputeti.

Gogu: Duhet të shikojmë për metoda të reja. (Autor) është një bashkëmoshtar.

Duma: Jo ai jo, shkolla është institucioni.

Gogu: Komuniteti i prindërve dhe mësuesve duhet ta…

Sulo: Si ka mundësi të ndodhë në atë shkollë dhe të themi mos e ngarkojmë me përgjegjësi drejtorin apo mësuesen?!

Gogu: E ke vlerësuar veprimtarinë e drejtorit?

Sulo: Si futet thika në shkollë?

Gogu: Ulesh ti këtu këmbë përmbi këmbë dhe thua e ka fajin drejtori.

Sulo: Gjëja më perverse që ndodh është të thuash të mbyllet TikToku.

Gogu: Tiktok është duke u shqyrtuar në të gjithë botën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA