Në pritje të një tenderi, për të sëmurët e HIV nuk ka kite për të matur ngarkesën virale

10/12/2024 15:18

Afro 1500 pacientë të diagnostikuar me HIV përfshirë dhe fëmijë, nuk bëjnë që nga muaji shkurt ngarkesën virale të cilën të rekomanduar nga mjekët infeksionistë duhet ta kryejnë dy herë në vit.

Më herët kjo analize kryhej në QSUT, por me dhënien me koncesion të laboratorit kjo analizë u ndërpre dhe menjëherë Ministria Shëndetësisë e kaloi pajisjen që bënte këtë analizë në Institutin e Shëndetit Publik, i cili siguroi kite vetëm për afro 200 pacientë e më pas nuk u prokurua më.

Të pyetur nga Top Channel në Institutin e Shëndetit Publik shpresojnë që të furnizohen me kite në janar të vitit 2025, pasi sapo është përmbyllur tenderi ku është shpallur dhe fituesi.

Të gjithë rastet e reja që diagnostikohen me HIV, por edhe ata të cilët trajtohen për HIV çdo tre apo 6 muaj duhet të masin ngarkesën virale te HIV për të mbajtur në monitorim ecurinë.

Përllogariten rreth 1500 pacientë, pjesa më madhe e të cilëve i janë drejtuar klinikave private me një kosto të lartë jo vetëm financiare, por edhe kosto në lidhje me privatësinë tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA