Krimi horror në familjen shqiptare, motra e viktimës flet për “Shqipëria Live”: Janë të përfshirë dhe familjarët e kunatit

06/12/2024 13:11

Një ngjarje e rëndë ndodhi në një familje shqiptare në Athinë, ku një burrë vrau gruan e tij me çekiç dhe më pas e mbylli në papafingo për 7 ditë.

Motra e Albës (gruas së vrarë nga bashkëshorti) ka folur për “Shqipëria Live”, duke treguar mesazhet që Kastriot Cenko i niste asaj në emër të gruas, duke u shprehur se po arratisej për në Itali.

Ajo gjithashtu hedh dyshime që familjarët e kunatit të saj ishin gjithashtu të përfshirë në këtë ngjarje, pasi nuk kishin dyshuar për shtatë ditët që ajo mungonte.

“Përveç se arritën faktit në këtë konkluzion, do ketë pasur diçka. Herë pas here më thoshte që ishte e mërzitur dhe e shqetësuar.

Kishin 13-14 vite bashkë. Kishin dy fëmijë. Një 12 dhe tjetrin 9 vjeç. Fëmijët nuk janë në dijeni. Për momentin ndodhen te xhaxhallarët e tyre, vëllezërit e autorit. Prej 6 vitesh qëndronin në Greqi. Merreshin me punë të ndryshme, duke sakrifikuar.

Kunati ishte një tip që rrinte në heshtje. Punonte shumë. Të ardhura financiare sillte motra ime në shtëpi. Ajo bënte punë të ndryshme, hekurosje, parkete, spital.

Xheloz? Nuk e di. Motra nuk më thoshte që ishte xheloz. Nuk shprehte shenja xhelozie. Nuk e di ç’ndodhi kohët e fundit që dolën gjithë këto gjëra, që ka të dashur, që kishte ikur me tjetrin.

Kemi komunikuar. E pyesnim ç’po bënte. I thonim si ka ikur me një tjetër dhe ai nuk kishte dijeni. Si mund të ikte nëna e dy fëmijëve me një tjetër dhe policia mos të dinte gjë.

Ne ishim të gjitha në kontakt me të dhe na lindi dyshimi të gjithave. Thoshte që ka ikur me dikë tjetër, më ka lënë. Ne i thonim edhe nëse të ka lënë, ai të shkonte në polici.

Tradhti? Ishte mendimi i tij. Ne nuk mund të themi jo se ishte motra jonë. Por më parë nuk na i kishte shprehur këto shqetësime. 14 vite martesë, ne katër motra duhet të na thoshte diçka. Ta dinim dhe ne ku ishte problemi. Na thoshte herë pas here që kishte ikur me dikë tjetër. Na shkruante me telefonin e motrës që kam ikur me tjetrin. Ndërkohë i shkruante dhe fëmijëve me telefonin e së ëmës dhe i thoshte që kujdesuni për babin.

Vëllezërit dhe nëna e tij, që kohët e fundit ka shkuar në Greqi, por nuk jam e sigurt që rrinin te shtëpia e tyre. Këta kanë pasur marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Kjo më bën përshtypje, si këta që prej 7 ditësh, motra ime e mbyllur në papafingo, nuk kanë zbuluar gjë. Këta vëllezërit nuk e shtynin dot vëllain e tyre?

Edhe unë po të isha do shkoja te një njeri i afërm i imi. 7 ditë e mbyllur, këta nuk hapnin dot diçka. Kontakte kanë patur mendoj.

Jemi komplet motra vëllezër të rënduar për këtë rast që na ka ndodhur.

Ajo ishte e çiltër, e qeshur, e dashur me të gjithë, punëtore, nuk prishte fjalë me asnjë njeri. Nuk mund të them që kishte marrëdhënie të mirë me burrin, sepse për sa kohë arriti deri këtu, nuk besoj se kanë shkuar mirë. Që të arrish deri këtu duhet të ketë pasur diçka në mes.

Do të lutesha shumë që të më ndihmoni që të kthejmë trupin e motrës sonë në familjen tonë. Nuk kemi mundësi ekonomike, kërkojmë që të na e sjellin”, tha motra e viktimës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA