Zgjedhjet e 2025, PD cakton drejtuesit politikë në qarqe, zbardhen emrat

05/12/2024 19:12

Pas dekretimit të ditës së zgjedhjeve nga Presidenti i vendit, Bajram Begaj, Partia Demokratike caktuar drejtuesit politikë të qarqeve dhe grupet e punës.

Kështu, qarku i Beratit do jenë nën drejtimin e Eno Bozdos dhe në grup të punës do bëjnë pjesë Afërdita Pushi, Ardit bënja, Gentian Mishova, Kasem Mahmutaj, Kozeta Protoduari dhe Zija Ismaili.

Nga ana tjetër grupi i Kavajës dhe Rogozhinës do të drejtohet nga Fisnik Qosja dhe pjesë e tij do të jenë Shkëlqim Hoxha, Hekuran Xhani dhe Rudin Hylviu.

Ndërkohë qarku i Lezhës do ketë 11 pjesëtarë të cilët do udhëhiqen nga Agron Gjekmarkaj. Pjesëtarët e grupit të punës do jenë Albert Melyshi, Albina Deda, Aleksandër Kovaçi, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Maksim Kola, Margilen Doci, Marjana Bunga, Salvador Kaçaj, Ylvina Ndoj dhe Zyrafete Kulli.

Qarku i Kukësit do jetë nën drejtimin e Flamur Hoxhës ndërkohë pjesë e grupit të punës do të jenë Besa Manaj, Isuf Çelaj, Miftar Dauti dhe Nazlie Laci.

Sakaq një ndër qarqet më të mëdha të vendit, ai i Elbasanit do të udhëhiqet nga Tomor Alizoti dhe do këtë plot 24 pjesëtarë në grup të punës.

Ata do të jenë Alesia Balliu, Arben Elezi, Arbjola Halimi, Ardian Turku, Ardit Shehu, Aurel Bylykbashi, Bedri Qypi, Bjanka Çopja, Blerim Tafani, Daniela Shyti, Dashnor Sula, Doris Madhi, Gani Cani, Hasim Cekrezi, Lefter Gështenja, Megi Balliu, Mirela Kina, Qani Xhafa, Qani Sherja, Sabri Sallaku, Servet Duzha, Shefki Çota, Silvi Bardhi dhe Zheni Gjergji.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA