Gjykata e Lartë dënoi me burgim të përjetshëm shtetasin grek Eftimius Eftimiu, i cili kishte dorëzuar rekurs me kërkesën për të shfuqizuar vendimet e gjykatave që e kishin gjetur fajtor për vrasjen e Devi Kasmit.
Gjashtë vjet nga ky atentat i organizuar , ish anëtari i forcave speciale greke u konsiderua edhe nga gjykata e lartë në vend, si personi që ishte kontraktuar për të vrarë me pagesë Kasmin. Në këtë plan u aktivizuan pesë persona , të cilët u identifikuan njëri pas tjetrit, mbasi Eftimiu shfaqet pak minuta më vonë duke ecur në këmbë e duke u largua nga skena e krimit me një furgon të bardhë.
Pavarësisht se i ka patur kundra provat, me e rëndësishmja rezultati i ADN ish komando ka mbajtur qëndrim mohues si dhe ka bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar
Si ndihmës të ish anëtarit të forcave speciale, autoritetet deklaruan Elton Halipajn, Malvin Dinellarin, Elton dhe Aurel Hoxhallarin për të cilët u tha se kishin siguruar mjetet për krimin
Në listën e shtetasve të identifikuar si të përfshirë është edhe shtetasi Aurel Hoxhallari, i cili është identifikuar nga hetuesit si organizatori i vrasjes së Kasmit
Edhe Aurel Hoxhallari është dënuar me burg të përjetshëm, ndërkohë që i janë bllokuar disa pasuri. Krimi i kryer nga vrasës me pagesë dyshohet se u krye për prishjen e pazareve të drogës jashtë Shqipërisë.
Top Channel