Vendosin baste sportive online, katër të arrestuar dhe tre të proceduar në Tiranë

04/12/2024 10:25

Katër persona kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi kanë vendosur baste sportive online në Tiranë.

Po ashtu janë proceduar edhe shtetasit me iniciale M. R., G. H. dhe A. M.

Gjatë operacionit të koduar “Bad Spin7”, u gjetën dhe sekuestruan 5 aparatet celulare të këtyre shtetasve dhe 1 njësi kompjuterike në cilësinë e provës materiale.

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Bad spin 7”.

Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryenin aktivitetin e paligjshëm të organizimit të lotarive të palejuara (baste sportive online) dhe të përshtatjes së ambienteve për këtë veprimtari të paligjshme, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale: I. P., 43 vjeç, Xh. A., 19 vjeç, E. C., 36 vjeç, dhe E. R., 32 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit M. R., G. H. dhe A. M.

5 aparatet celulare të këtyre shtetasve dhe 1 njësi kompjuterike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan prokurorisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA