Kuvendi i jep Komisionit “Xhafaj” 350 mijë euro fond për pagesat e stafit. Ja emrat e ekspertëve

04/12/2024 17:00

Rreth 350 milionë lekë të vjetra është fondi i posaçëm që do të miratohet nga Kuvendi i Shqipërisë për mbështetje dhe honorare për ekspertët, për funksionimin e komisionit te drejtuar nga Fatmir Xhafaj, që lidhet me hartimin e legjislacionit të reformave të bashkëqeverisjes dhe antikorrupsionit.

Një listë me 91 emra i është dërguar byrosë së Kuvendit nga kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj, për të caktuar pagesë për ekspertët që do të punojnë pranë komisionit anti-korrupsion.

Bëhet fjalë për 30 ekspertë të nivelit të lartë me pagese sa 3 paga bruto të një këshilltari, e që shkon deri në 6 mijë euro, 11 ekspertë të nivelit të dytë që do të kenë një pagesë prej rreth 3800 eurosh. 12 ekspertët e nivelit të tretë dhe sekretariati teknik i përbërë nga 15 persona do të paguhen rreth 1900 euro.  Po ashtu bie në sy edhe një listë prej 23 personash për një kategori të quajtur “ekspertë të huaj” që do të paguhen rreth 3800 euro.

Në rregulloren e kuvendit parashikohet qe  Komisionet ose këshillat mund të caktojnë specialistë/ ekspertë të jashtëm të përkohshëm për realizimin e detyrave të tyre, kur Kuvendi nuk zotëron ekspertizën e nevojshme për një çështje të caktuar.

Komisioni i posaçëm parlamentar për antikorrupsionin i ka zhvilluar mbledhjet me pjesëmarrjen vetëm të deputetëve të shumicës, ndërsa pesë vendet e opozitës kanë mbetur bosh. Diplomacia amerikane dhe europiane në Tiranë kanë këmbëngulur tek nevoja e gjithëpërfshirjes në procesin përmes së cilit synohet thellimi i reformave, për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin.

Megjithatë një nga kushtet e BE dhe SHBA ishte që komisioni të mos vinte në dyshim arkitekturën aktuale kushtetuese, që sistemi i drejtësisë të jetë krejtësisht i pavarur nga legjislativi dhe ekzekutivi.

 

 

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA