Tashmë është refuzuar për të dytën herë çmimi rekord i pagës së shefit ekzekutiv të Tesla, Elon Musk, prej 56 miliardë dollarësh.
Vendimi në gjykatën e Delaware vjen pas disa muajsh përplasjesh ligjore dhe pavarësisht se u miratua nga aksionerët dhe drejtorët gjatë verës.
Gjykatësja Kathaleen McCormick la në fuqi vendimin e saj të mëparshëm nga janari, në të cilin e argumentoi se anëtarët e bordit ishin shumë të ndikuar nga Musk.
Duke reaguar ndaj vendimit, Musk shkroi në X: “Aksionarët duhet të kontrollojnë votat e kompanisë, jo gjyqtarët”.
Tesla u zotua të apelojë vendimin, duke thënë se vendimi ishte “i gabuar”.
“Ky vendim, nëse nuk shfuqizohet, do të thotë që gjyqtarët dhe avokatët e paditësve drejtojnë kompanitë e Delaware dhe jo pronarët e tyre të ligjshëm, aksionerët”, tha kompania në një postim në X.
Gjykatësi McCormick tha se paketa e pagave do të ishte më e madhja ndonjëherë për bosin e një kompanie të listuar.
Tesla nuk arriti të provonte se paketa e pagave, e cila daton në vitin 2018, ishte e drejtë.
Një votë e aksionerëve mbi pagesën kaloi me 75% në qershor, por gjyqtarja nuk ra dakord që paga të ishte kaq e madhe, pavarësisht nga ato që ajo i quajti argumentet “kreative” të avokatëve të Teslës.
Top Channel