“Pse nuk e mbështes letrën e Vuçiç dhe Ramës”, Marta Kos: Shqipëria në BE në 2030 ose më herët 19/04 02:46
Frikë gjatë Fiorentina-Inter.
Edoardo Bove, 22 vjeç, mesfushori i Fiorentinës, u rrëzua përtokë në minutën e 17-të dhe u transportua menjëherë me ambulancë me barelë.
Sapo lojtari u rrëzua përtokë (ndërsa ai po lidhte këpucët) shokët e tij u përpoqën menjëherë ta ndihmonin te mos i merrej fryma, duke i futur gishtat në gojë.
Megjithatë, pjesa tjetër e lojtarëve, së bashku me stafin e të dyja skuadrave, u grumbulluan rreth Bove për të mos lejuar kamerat dhe tifozët të vëzhgonin skenën.
Në momentin që ndeshja është ndërprerë, lojtarët janë larguar të përlotur nga fusha dhe janë kthyer në dhomat e zhveshjes.
Ndërkohë është shtyrë zyrtarisht ndeshja Fiorentina-Inter qe u ndërpre me rezultatin 0-0.
Top Channel