U vendos 15 kilogramë eksploziv, ministri Sveçla jep detaje nga sulmi që ndodhi në Ibër-Lepenc
30/11/2024 10:20
Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla nga vendi ku ndodhi shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, tha se sipas ekspertëve është përdorur diku rreth 15 kilogramë eksploziv.
Ministri e ka quajtur aktin terrorist, ku u dëmtua seriozisht një pjesë e kanalit të Ibër- Lepencit.
Për ngjarjen kanë reaguar edhe SHBA, BE dhe EULEX-i, duke kërkuar që autorët e këtij akti të kapen dhe të nxirren para drejtësisë.
Gjatë dy ditëve të fundit në veri të vendit, respektivisht në Zveçan, janë sulmuar me granata dore objektet e stacionit policor dhe ai i Komunës.
Top Channel