Një ngjarje e rëndë ndodhi të shtunën e 23 nëntorit në Kurbin, ku një 61-vjeçar humbi jetën pasi u rrëzua nga një lartësi gjatë kohës që po punonte.
Policia shpalli në kërkim dy vëllezërit, pronarë të firmës dhe drejtuesin teknik për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, teksa njëri prej tyre është arrestuar.
Bëhet fjalë për 53-vjeçarin me inicialet K. Ll., i cili gjithashtu dyshohet se ka hequr pamjet e kamerave të subjektit, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës së këtij rasti.
Pajisja DVR u gjet nga Policia dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, teksa vijon puna për kapjen e bashkëpronarit të subjektit, si dhe të drejtuesit teknik të tij.
Top Channel