Florentino Perez, presidenti i Realit të Madridit ka sulmuar disa vende për votat e “Topit të Artë”, mes të cilave edhe Shqipërinë. Numri 1 i “galaktikëve” ka deklaruar se nëse nuk do të votonin gazetarët e këtyre vendeve Vinicius do ta kishte fituar trofeun dhe jo Rodri.
“Nëse nuk do të kishin votuar katër gazetarët nga Namibia, Uganda, Shqipëria dhe Finlanda, Vinicius do të kishte fituar “Topin e Artë”.
Asnjë nga këto vende as nuk e kanë përfshirë Viniciusin as mes 10 më të mirëve, nuk i kanë dhënë as një pikë”.
Por Perez ka gabuar keq në kete rast. Jo vetëm sepse Besnik Dizdari, gazetari që përfaqëson Shqipërinë është prej dekadash votues i kësaj ankete, por edhe sepse ai e ka dhënë 3 pikë Viniciusit.
Madje 5 nga lojtarët që ka votuar janë të Realit, duke treguar se nuk ka aspak dashakeqësi ndaj klubit spanjoll. Ky është votimi jmi Dizdarit: 15 pikë Rodrit, 12 pikë Jamal, 10 pikë Karvahal, 8 pikë Bellingam, 7 pikë Rudiger, 5 pikë Haland, 4 pikë Lautaro Martinezit, 3 pikë Viniciusit, 2 pikë Mbape dhe një pikë Xhakës.
Top Channel