Cardinale merr frenat në dorë, zbulohet plani “Liverpool” që do të ndryshojë Milanin!
Interi është kthyer në formën më të mirë në kampionat pas pauzës së kombëtareve, duke triumfuar me rezultatin e thellë përballë Veronës 0-5.
Sfida nisi mjaft mirë për zikaltërit ku pas 25 minutash shënuan tre herë me Correan dhe Thuram.
Në minutën e 31’, ishte momenti i Kristjan Asllanit për të lënë “gjurmën” e tij në këtë takim, duke asistuar De Vrij në golin e katërt.
Pas 10 minutash, ishte Bisseck që shënoi dhe golin e pestë, duke siguruar tre pikët për zikaltrit që në pjesën e parë.
Në të dytën, ekipi i Inzaghit uli “marshin”, duke mos shënuar më, teksa momentalisht ruajnë kreun e renditjes me 28 pikë, por me një ndeshje më shumë se rivalët.
REZULTATI:
VERONA 0-5 INTER
Correa 17’, Thuram 22’, 25’, De Vrij 31’, Bisseck 41’
Goli i Correas (VIDEO)
Goli i parë i Thuram (VIDEO)
Goli i dytë i Thuram (VIDEO)
Goli i De Vrij me asist të Asllanit (VIDEO)
Goli i Bisseck (VIDEO)
Top Channel